KQZ-ja njofton se si të votohet me postë në raundin e dytë
Foto: Laura Hasani

KQZ-ja njofton se si të votohet me postë në raundin e dytë

Zgjedhjet Lokale 2025 November 02, 2025 - 14:03

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar video se si duhet votuar me postë për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave që do të mbahen më 9 nëntor.

KQZ-ja ka njoftuar se zarfi duhet të dërgohet më së largu deri më 8 nëntor 2025. Votimi përmes postës ka filluar më 27 tetor dhe do të përfundojë më 8 nëntor 2025.

Detajet për mënyrën e votimit mund të gjenden edhe në faqen zyrtare të KQZ-së.