Artan Abrashi merr mbështetje nga Zafir Berisha për rundin e dytë
Foto: Facebook

Artan Abrashi merr mbështetje nga Zafir Berisha për rundin e dytë

Zgjedhjet Lokale 2025 November 03, 2025 - 08:28

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka marrë mbështetje nga Zafir Berisha për rundin e dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Abrashi në Facebook.

“Bashkë, me ikonën Zafir Berisha me zemër e vullnet për Prizrenin që na bashkon”, ka shkruar ai.

Abrashi në rundin e dytë do të përballet me kandidatin e PDK-së Shaqir Totajn, i cili të dielën njoftoi se ka arritur marrëveshje me LDK-në.