Nëntë komuna të LDK-së në balotazh, Abdixhiku: Le të fitojmë
Zgjedhjet Lokale 2025
November 03, 2025 - 11:01
Në hapjen zyrtare të fushatës për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë figurat e kandidatëve për kryetar të kësaj partie që do të garojnë në nëntë komuna.
Ai ka shkruar se LDK-ja është shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës, teksa bën thirrje për një fitore të këtyre kandidatëve.
Postimi i plotë:
Le të fitojmë!
Në Prishtinë me Përparimin.
Në Pejë me Gazin.
Në Obiliq me Xhafën.
Në Viti me Sokolin.
Në Junik me Ruzhdën.
Në Dragash me Bexhetin.
Në Suharekë me Ardianin.
Në Gjilan me Arbërin.
Në Fushë Kosovë me Besnikun.
Në Kosovë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës.