Kurti: Në Shipol fillon ndryshimi, Shipoli e bën dallimin
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Shipoli e bën dallimin dhe se nga aty ngrihet Mitrovica.
Kurti, nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se kandidati tyre për kryetar të kësaj komune, Faton Peci, do të dalë i pari në raundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahen këtë të diel, më 9 nëntor.
“Në Shipol fillon ndryshimi, Shipoli e bën dallimin. Nga aty ngrihet Mitrovica dhe nis kapitulli i mirëqenies dhe progresit, me Fatonin kryetar të Mitrovicës. Falemnderit për besimin dhe për mbështetjen!”, ka shkruar Kurti.
Në rundin e parë të zgjedhjeve më 12 tetor, Peci doli i parë 15 mijë e 830 vota, 128 më tepër se Tahiri.
Gëzim Plakolli i LDK-së doli i treti me 1225 vota.
Të dielën që lamë pas PDK-ja e LDK-ja njoftuan se kanë arritur marrëveshje koalicioni për balotazhin në Mitrovicën e Jugut.