PDK-ja bën koalicion edhe me AAK-në në Mitrovicë para balotazhit

PDK-ja bën koalicion edhe me AAK-në në Mitrovicë para balotazhit

Zgjedhjet Lokale 2025 November 03, 2025 - 12:30

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës pritet ta nënshkruajnë sot marrëveshjen e koalicionit për balotazhin në Komunën e Mitrovicës.

Qazim Nimani nga AAK-ja ka konfirmuar për Telegrafin se kjo parti do ta mbështesë kandidatin e PDK-së, Arian Tahiri, në garën për kryetar të Mitrovicës, që do të zhvillohet më 9 nëntor, përballë Faton Pecit nga Lëvizja Vetëvendosje – Guxo.

"Po, kemi marrëveshje, derisa marrëveshja për koalicion do të nënshkruhet në orën 13:00", tha kreu i AKK-së në Mitrovicë.

Kujtojmë se PDK-ja ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me LDK-në në Mitrovicë, ndërsa AKR-ja dhe KDTP-ja kanë bërë të ditur mbështetjen e tyre për kandidatin Tahiri në këtë balotazh.