Nënshkruhet koalicioni PDK-AAK, Tahiri: Mitrovica është mbi partitë politike
Zgjedhjet Lokale 2025
November 03, 2025 - 13:41
Zyrtarizohet koalicioni i PDK-së me AAK-në në Mitrovicë
Arian Tahiri ka bërë të ditur se sot është nënshkruar koalicioni me Qazim Nimanin nga AAK-ja për balotazhin e 9 nëntorit në Mitrovicë.
“Sot zyrtarisht edhe AAK-ja i është bashkuar rrugëtimit dhe vizionit tonë për Mitrovicën. Faleminderit kryetarit z. Qazim Nimani dhe strukturave të AAK-së për besimin dhe mbështetjen! Mitrovicën e kemi shtëpi dhe së bashku do ta ndërtojmë kapitullin e ri të bashkëpunimit, punës dhe shpresës. 9 nëntori do të jetë dita e bashkimit të qytetarëve, sepse Mitrovica është mbi partitë politike!”, shkroi Tahiri në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.