Rama – Çekut: A keni Kushtetutë ju, apo i nënshtroheni të gjithë një njeriu dhe keni kushtetutë të partisë?
						Zgjedhjet Lokale 2025
						November 03, 2025 - 21:51
					
										
					Debati në “Pressing” për Prishtinën, ndërmjet Përparim Ramës e Hajrullah Çekut, ka filluar të ashpërsohet.
Rama ka pyetur Çekun, nëse kanë Kushtetutë të Vetëvendosjes.
“A e keni ju Kushtetutën e Kosovës të cilës i përmbaheni, apo keni Kushtetutë të Vetëvendosjes. Ju nuk e shikoni se çfarë thotë ligji, kushtetuta por i përmbaheni çfarë i teket Kryeministrit në detyrë, dhe krejt juve që i nënshtroheni atij. A keni Kushtetutë të Vetëvendosjes, apo të Kosovës? Këta “vendosin” në bazë të Kushtetutës së Vetëvendosjes, këta vendosin kush është i keq, kush është hajn, kush është krejt, sepse e kanë në atë ‘Kushtetutën e Vetëvendosjes’” – tha Rama.