Rama në takim me mësimdhënësit e Prishtinës, premton vazhdim të mbështetjes e kushte më të mira
Foto: Facebook

Rama në takim me mësimdhënësit e Prishtinës, premton vazhdim të mbështetjes e kushte më të mira

Zgjedhjet Lokale 2025 November 05, 2025 - 14:53

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar me mësimdhënësit e kryeqytetit.

Rama ka thënë se çdo hap përpara në kryeqytet mban vulën e përkushtimit të mësimdhënësve.

“Mësimdhënësit janë themeli i një Prishtine që ngrihet mbi dije, barazi dhe mundësi për çdo fëmijë. Çdo hap përpara i arsimit në kryeqytet mban vulën e përkushtimit të tyre, njerëz që rrisin gjenerata me dije, durim dhe dashuri”, shkroi Rama.

Ai premtoi vazhdim të mbështetjes.

“Vizioni ynë mbetet i njëjtë: një Prishtinë që e respekton mësuesin, e fuqizon shkollën dhe e sheh të ardhmen në sytë e çdo nxënësi. Ky rrugëtim vazhdon bashkë, me angazhim të palëkundur për kushte më të mira në arsim”, shkroi i pari i Prishtinës.