Numërimi drejt fundit, LVV prin me mbi 420 mijë vota
Zgjedhjet Lokale 2025
December 28, 2025 - 22:18
Numërimi i votave po shkon drejt fundit, derisa rezultatet preliminare nxjerrin fituese LVV-në.
Sipas rezultateve nga numërimi i mbi 96% të votave, LVV ka marrë 49.80% të vptave, apo 422.002 vota, derisa PDK radhitet e dyta me 179,489 vota, apo 21.18% të votave, transmeton Zeri.info.
Sipas rezultateve të tanishme, LVV ka 242,513 vota më shumë se PDK-ja e cila radhitet e dyta, derisa LDK-ja ka marrë 116.712 vota, apo 13.76%, ndërsa AAK-ja 48,630 vota, apo 5.73%, derisa Nisma mbetet jashtë pragut zgjedhor me 1.71 % të votave. /Zëri