Krasniqi: Jam për riformatim të Qeverisë, s'i kemi postet me tapi

Aktuale August 19, 2016 - 19:43

​Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, që vjen nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se nëse pajtohen dy partnerët e koalicionit Qeverisës, atëherë ai do ta mirëpriste një ndryshim, apo rifaromatim të Qeverisë.

“Aboslutisht po, ne nuk i kemi ato vende me tapi”, ka thënë Krasniqi në Info Magazinë të Klan Kosovës, kur është pyetur se a do të pranonte edhe vet të lëshonte pozitën e ministrit, për hir të riformatimit.

“Ndryshimet nuk janë mungesë e përformancës, ka edhe raste të tilla, por jo domosdoshmërisht. Në politikë ka nevojë për shkak të kontekstit që të ketë rifreskime”, ka thënë Krasniqi.

“Tani mbetet me konkretizim të diskutimeve, të vendoset për riformatim të Qeverisë”, ka shtuar Krasniqi, transmeton klankosova.

Karsniqi ka thënë se nuk e beson që nga ndryshimet e mundshme do të shkaktojnë përçarjes mes PDK-së e LDK-së.

“Në politikë nuk hyhet me huje, do pranoja edhe vet personalisht ndryshimin”.