Thaçi flet për “Pronto 2”

Aktuale August 19, 2016 - 20:52

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur për aferën “Pronto 2” e cila po shpërfaq disa nga bisedat e përgjuara të krerëve të PDK-së, ku spikatet ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.

Thaçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës, ka thënë se çdo koment politik në këtë proces, ku autoritete e drejtësisë janë duke u marrë me këto përgjime.

“Unë mendoj se rreth kësaj çështjeje jam deklaruar edhe më herët por është me interes për shoqërinë, për institucionet, për drejtësinë, për të gjithë, që të ketë transparencë në gjithë këtë proces. Është mirë që edhe autoritetet e drejtësisë janë duke e shikuar edhe duke u marrë me të, prandaj çdo koment politik në këtë drejtim vetëm sa e dëmton këtë proces. Është përgjegjësi edhe morale edhe politike, por edhe në të njëjtën kohë juridike nëse ka elemente”, ka thënë Thaçi.

Ai, gjithashtu, ka shtuar se duhet të punojnë në molinçimin e kundërshtarëve.
“ajo që mund të them është se ne duhet të punojmë të gjithë në moslinçimin e kundërshtarëve, por të punojmë të gjithë për transparencë, për përgjegjësi të lartë institucionale dhe në të njëjtën kohë të punojmë bashkërisht në përmbylljen e këtyre sfidave që i kemi para nesh”, ka shtuar Thaçi.