Konjufca: Nga frika e Speciales, Thaçi po e mbron kishën ortodokse

Aktuale September 29, 2016 - 10:56

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia ndërtoi kishën ortodokse në oborrin e universitetit, si shenjë gëzimi pas masakrës së Reçakut.

“12 ditë pas masakrës së Reçakut, Serbia po i festonte këto veprime  makabre përmes ndërtimit të një kishe, në oborrin e universitetit”, ka thënë ai, përcjell zëri.info.

Ai gjatë një deklarate në kuvend, ka akuzuar presidentin Thaçi për përkrahjen që po ia bën kësaj kishe.

Sipas tij, kjo ka të bëjë kryekëput me frikën e Thaçit ndaj Gjykatës Speciale.

“Përkrahja që po ia bën kësaj kishe Thaçi është më shumë se neveritëse. Nga frika se mos po përfundon në kthetrat e Gjykatës, po i del në mbrotje kishës.  Sikur ta mbronte veriun kështu”, ka thënë Konjufca. /Zëri