Brovina: Të ri-aktualizohet rezoluta për gjenocid

Aktuale September 29, 2016 - 11:05

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Flora Brovina, në seancën e sotme plenare të Kuvendit, ka kërkuar që të ri-aktualizohet çështja e rezolutës për gjenocid, raporton “Zeri.info”.

Sipas Brovinës, zbatimi i rezolutave të nxjerra nga Kuvendi i Kosovës nuk po bëhet ashtu siç duhet dhe në këtë mënyrë sipas saj, po humb efekti i tyre.

Brovina ka treguar se rezolutën për gjenocid e kishte ngritur edhe një herë si çështje, raporton “Zeri.info”

“Jam këtu që të nxis çështjen e nxjerrjes së rezolutës për gjenocid. Kërkoj nga Kryesia e Kuvendit që të ri-aktualizohen nënshkrimet e mbledhura dhe të ri-aktualizohet rezoluta e nxjerrjes së gjenocidit. Duhet të bëhet kjo rezolutë sepse pa këtë rezolutë nuk ka kuptim”, ka deklaruar Brovina, raporton “Zeri.info”. 

Image