Kosova ende larg organizatave Interpol e Europol

Aktuale November 06, 2016 - 21:24

Kosova vazhdon të mbetët ende jashtë organizatave më të mëdha ndërkombëtare të sigurisë, Interpol dhe Europol edhe pas tetë vjetësh nga shpallja e pavarësisë.

Ndonëse,  vendi ynë deri tash ka aplikuar dy herë për anëtarësim në këta mekanizma,  një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga këto organizata.

Deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi, që njëkohësisht është edhe anëtar në Komisionin Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se Kosova nuk duhet vetëm që të aplikoj por të ketë edhe një lobim të mirëfilltë.

E, vërejte për qasjen e institucioneve të vendit për anëtarësim kishte Plator Avdiu nga Qendra e Sigurisë së Kosovës, i cili thotë se duhet të ndryshohet qasja e deritanishme. /Tribuna Channel