Të enjten do të bie borë në Kosovë

Aktuale November 09, 2016 - 20:09

Sipas institutit hidrometeorologjik të Kosovës gjatë ditës së enjte do të ketë reshje të borës me intenzitet të dobët.

Këtë e bëri të ditur drejtori i IHMK-së Besim Aliu ai tha se në zonat malore do të ketë reshje bore me intenzitet pak më të lartë ndërsa në zonat rurale do të ketë me një intenzitet më të dobët.

“Ditën e Enjte do te ketë rënie të borës në zonat malore, kurse në zonat rurale do të ketë borë me intensitet më të dobët do të thotë nuk mund të bëhet shtresë e borës” tha Aliu për Gazetën Blic.

Ndërsa shiu do të vazhdoje edhe ditën e premte dhe të shtune por jo si këto ditë, dhe shi do të ketë vënde vënde , tha Aliu. 

Gjatë ditës së sotme reshjet e mëdha të shiut kanë bllokur shumë fshatra të komunave të Kosovës ndër më të prekurat ishin këto komuna: Fushë Kosova, Podujeva, Malisheva, Vushtrria.