Gecaj: Hahn nuk ka thënë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Aktuale November 20, 2016 - 19:15

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bejram Gecaj, përmes një postimi në llogarinë e tij “facebook” thotë që Hahn nuk ka thënë që vendi të shkon në zgjedhje. Sipas tij, është e pamoralshme që deklaratat e funksionarëve të lartë Evropian të keqinterpretohen.

Ky është postimi i plotë i Gecajt:

Është tej mase e pamoralshme të keqinterpretohen deklaratat e funksionarëve të lartë Evropian dhe miqve të mirë të Republikës së Kosovës. Komisionari Hahn nuk ka thënë që Kosova do të duhej të shkonte në zgjedhje”, ka shkruar Gecaj.