Bashkëpunëtori i Rugovës tregon se a vdiq ai si Ibrahim apo si Pjetër (Video)

Aktuale December 03, 2016 - 20:27

Ish presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova, u tha se ishte pagëzuar me emrin Pjetër. Këtë detaj e bëri publik kryeministri shqiptar Edi Rama, në një përkujtim për të.

Përkatësia fetare e Rugovës ishte diskutuar edhe në të gjallë të tij. Por, njeriu i tij më i afërt sa ishte në krye të LDK-së e Kosovës, Adnan Merovci, tha se ai ishte mysliman, por simbolik.

“Feja e Rugovës ka qenë Zoti. Rugova, dhe këtë gjë e them me kompetencë të plotë sepse edhe kam hulumtuar, ka lind, është rritë dhe ka ndërruar jetë me një konfesion fetar dhe ai është Islam por simbolik. Në varrimin e tij ka pasur rite islame”.

“Krahasimin ose fjalën që e ka thënë për Pjetër Bogdanin, unë mendoj që kryeministr (Edi Rama) e ka marr si protagonist që vet Rugova e ka studiuar gjatë shkollimit të tij”, ka thënë Merovci.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ditëlindjen e 72 të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova kishte thënë se Rugova vdiq si Pjetër.

Gazeta lajm disa vjet më parë kishte aluduar se ish-presidenti Ibrahim Rugova kishte ndërruar emrin në Pjetër dhe ishte konvertuar në fenë e krishterë. Por ky lajm asnjëherë nuk është konfirmuar.