Vërshime masive në Spanjë (Foto)

Aktuale December 04, 2016 - 19:21

Të reshurat e shumta në qytetin bregdetar spanjoll të Malagas dhe zonat përreth kanë shkaktuar vërshime të mëdha të cilat kanë marrë jetën e një personi, shkruan Reuters.

Qeveria spanjolle tashmë e ka lëshuar alarmin duke paralajmëruar banorët e zonës së goditur që të kenë kujdes të shtuar.

Një grua 26 vjeçare është gjetur e vdekur në qytezën Estepona në zonën Costa del Sol, rast ky i konfirmuar nga zëdhënësja e qeverisë lokale të Malagas.

Pamjet e transmetuara në kanale televizive tregonë se në disa zona niveli i ujit ka arritur edhe tavanin e veturave, transmeton REL.

Sipas qeverisë lokale deri më tash kanë ndodhur 600 incidente në emergjencë, ndërsa në terren kanë dal 300 ekipe të shpëtimit për t’iu ndihmuar banorëve të zonës.