Isa Xhemajlaj i Nismës, e shpall fitoren në Drenas (Video)

Aktuale December 04, 2016 - 20:02
Kandidati për kryetar të Drenasit nga partia Nisma për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka shpall fitoren e tij në Drenas.

Ai ka thënë se ka fituar pa balotazh edhe pse votat nuk janë numëruar ende, raporton lajmi.net.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se rezultatet e para nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në Drenas për kryetar të kësaj komune do të komunikohen pas një ore e gjysmë. /Lajmi.net/