Lladrovci thotë se nuk ka balotazh në Drenas

Aktuale December 04, 2016 - 21:31

Kandidati për kryetar në komunën e Drenasit Ramiz Lladrovci në një prononcim për medie ka thënë se beson në fitoren e tij dhe PDK-së

Edhe pse i shkurtër në deklaratën e tij, Lladrovci i ka falënderuar të gjithë votuesit e tij.

“ Ju falënderoj të gjithë ata që kanë dal në zgjedhje, unë jam bindshëm fitues si dhe partia ime. Nuk ka balotazh, akoma nuk ka dal rezultati pa përfundimtar. Nuk është humbje rënia në përqindje”, ka thënë Lladrovci./ZERI