Drenori: Dëm i madh për Drenasin nëse udhëhiqet nga Lladrovci

Aktuale December 04, 2016 - 22:08

Kandidati i pavarur për kryetar në komunën e Drenasit, Xhavit Drenori në një prononcim për zeri.info ka thënë se do të ishte dëmë i madh për komunën e Drenasit nëse do të udhëhiqej nga kundër kandidati i tij Ramiz Lladrovci.

Drenori ka thënë se fushata e tij zgjedhore ka qenë pa shantazhe dhe manipulime.

“ Fushata ime zgjedhore ka qenë e pastër sepse nuk e kam shantazhuar askënd. Do të ishte një dëm i madh në Drenasi do të udhëhiqej nga Ramiz Lladrovci sepse nuk është koncepti i tij i duhur për qytetarët e Drenasit. Mendoj që zgjedhjet e sotme kanë shkuar mirë si dhe kam pas një sukses të mirë. Se kënd do ta mbështet mendoj që është herët të flitet ende”, ka thënë Drenori. /ZERI