Limaj: Nisma do të fitoj në balotazh

Aktuale December 04, 2016 - 22:26

Kreu i Nismas për Kosovën, Fatmir Limaj është ndier i lumtur për sukseset e kandidatit të partisë së tij.

Limaj është i bindur se edhe në balotazh do të fitoj kandati Isa Xhemajlaj.

“Të gjithë qytetasve të Drenasit ia uroj këtë ditë zgjedhorë dhe një sjellje të kulturuar të Drenasit . Ka qenë një proces i rregullt dhe ata e meritojnë shumë këtë punë . Krejt çka ka ndodhë, qytetarët nuk kanë ra në provokim, me një objektiv të qartë për të ndryshuar Drenasi. Isa Xhemajlaj do të jetë kryetar i kësaj komune”, ka thënë Limaj.