Xhemajlaj: Unë jam tani e tutje kryetar i Drenasit

Aktuale December 04, 2016 - 23:22

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Nisma për Kosovën, Isa Xhemajlaj, është shprehur i kënaqur me rezultatin e arritur në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura sot.

“Kam përfaqësuar ndryshimin në Drenas. Ndryshimi ka ndodhur, sepse mbi 50 për qind e banorëve të Drenasit kanë votuar për ndryshimin”, ka thënë Xhemajlaj në KTV.

“Ndërsa, partia në pushtet ka 45 për qind”, ka theksuar Xhamajlaj, raporton Gazeta Express.

Xhemajlaj tashmë e konsideron veten kryetar të Drenasit.

“Unë përfaqësoj ndryshimin dhe unë jam tani e tutje kryetar i Drenasit”, ka deklaruar Xhemajlaj.

Ai ka thënë se pret të fitojë në balotazh përballë kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, i cili ka dalë i pari në rrethin e parë të votimit, që u mbajt sot.

“Ata (PDK) kanë shtetur tërë potencialin e tyre gjatë tërë kësaj kohe”, ka thënë Xhemajlaj. /Express/