Ulëset e kinemasë “Cineplexx” shqyhen me thikë (FOTO)

Aktuale December 09, 2016 - 19:11

Disa persona i kanë shqyer me thike ulëset e kinemasë “Cineplexx” në Prishtinë, raporton "Zeri.info".

Kinemaja “Cineplexx”, është kinemaja me e re e cila është hapur vetëm para pak ditësh, nga rrjeti i Cineplex.

Kjo është bërë e ditur përmes faqes së “Cineplexx”, në rrjetin social facebook.

Ky është postimi i plotë:

Përshëndetje miq, sot po e ndajmë me ju një shqetësim, një dukuri çnjerëzore që ka ndodhur në kinemanë tonë rishtazi nga disa persona të papërgjegjshëm.

Siç mund ta shihni në këto fotografi, dikush i ka dëmtuar karriget tona me thikë gjatë periudhës së shfaqjes së filmave në kinema.

Ne shprehim keqardhje për këto veprime të ulëta nga këta persona të papërgjegjshëm, dhe dëshirojmë t’ua bëjmë të qartë se veprime të tilla do të paraqiten në Policinë e Kosovës, pasi ambientet tona janë të gjitha nën vëzhgimin e kamerave të sigurisë.

Në këtë kinema janë investuar 4.5 milionë euro, që qytetarët e këtij vendi të kenë një vend të rehatshëm dhe të shikojnë filmat në teknologjitë më të reja.

Ju lutemi ta ruani kinemanë, që të gjithë ta gëzojmë atë :)!

Image
Image

Image