Sherifi: Përkundër se me shkallë, muri mbetet mur

Aktuale December 09, 2016 - 22:23

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se me teori të alkimistëve (magjistarëve) po duan të na “bëjnë të besojmë se nëse murit i vihen shkallëve atëherë ai më nuk është mur”.

“Krejt këto janë produkt i procesit të bisedimeve të qeverive të Kosovës nga 2011 deri më sot”, ka shkruar Sherifi.

“Alkimistët modernë janë vënë në lëvizje të na bëjnë të besojmë se kur muri ka shkallë, nuk është më mur”.

“Të besosh që duke ia shtuar murit shkallët nuk është më mur, është njëjtë sikur të besosh që kur aeroplanit ia vendos shkallet nuk është më aeroplan”, shkruan Sherifi,