Shpërthimi në Prishtinë, s’ka të lënduar

Aktuale December 09, 2016 - 23:31

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se para disa minutash ka ndodhur një shpërthim në qendër të Prishtinës, përkatësisht në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka thënë për “Zerin”, se dyshohet se ka të bëjë më shpërthim të një mjeti të paidentifikuar.

“Ju njoftojmë se rreth orës 22:10 të Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, është dëgjuar një shpërthim. Sipas informacioneve preliminare dyshohet se ka të bëjë më shpërthim të një mjeti të dyshuar të paidentifikuar. Nga mjeti shpërthyes janë dëmtuar xhamat e një lokali. Për momentin nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Kelani.

Lidhur me rastin menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendngjarje për të ndërmarr veprimet e nevojshme policore./Zeri/.