'Ushtria do të bëhet shumë shpejt' (Video)

Aktuale December 26, 2016 - 21:02

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjeneral Rahman Rama është optimist se shumë shpejt do të krijohen Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).

Komandant Rama thotë për RTK se  FSK është e gatshme për shndërrimin e FSK-së në FAK.

“Sfidat kryesore janë pengesat politike që ndërlidhen me transformimin dhe kjo nuk është çështje e jona. Unë mendoj se FSK-ja në kuptimin profesional ka avancuar. Tjerat janë çështje politike për të cilat nuk dua të diskutoj. Kjo gjë po na pengon në shumë aktivitete, veçmas ato regjionale dhe më gjerë”, thotë ai.

Rama shprehet shumë optimist se krijimi i ushtrisë do të ndodhë shumë shpejt, ndonëse nuk pranon që të jep ndonjë afat kohor për një gjë të tillë.

"Bazuar në misionin që kemi ne duhet të respektojmë këto rregulla që janë. Por kurdo që të merren vendimet për ndryshime, ne duhet të jemi të gatshëm, të përgatitemi dhe të jemi të parapërgatitur për punën tonë. Unë ju garantoj që jemi të gatshëm".

“Unë jam shumë optimist dhe besojë që do të ndodhë shpejt sepse është shumë më mirë edhe për forcën edhe për vendin. Unë nuk mund të jap afate kohore sepse nuk varet prej meje. Kurdo që të merret vendimi politik ne jemi të gatshëm të marrim detyra të reja”, thotë Komandant Rahman Rama./Express/