Mustafa, ministrave serbë: Kush s’punon, largohet nga Qeveria

Aktuale December 28, 2016 - 19:00

Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar sot se ish-ministri Ljubomir Mariq nuk do të mund të rikthehet në Qeveri

“Ai nuk e meriton të jetë anëtar i Qeverisë”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka shtuar se ministrat serbë nuk mund të qëndrojnë nëse nuk punojnë.

“Ata duhet të kryejnë punën për të cilën janë të obliguar, në të kundërtën nuk mund të qëndrojnë në Qeveri”, ka pohuar Mustafa.

Ai ka theksuar se gjithmonë është i gatshëm të punoj me serbët, por jo me çdo kusht. /Lajmi.net/