Rama: Në 3 vitet e ardhshme do investojmë 1 miliard euro!

Aktuale December 28, 2016 - 20:30

Tashmë është bërë tradië që çdo fundvit, Kryeministri Edi Rama të shpërndajë çmime ministrave dhe drejtorëve të tij “më punëtorë”.

Në fjalën e tij tek "Bleta e Artë 2016", Rama theksoi se është parashikuar që vetëm në tre vitet e ardhshme, të investohen plot 1 miliard euro. Këto investime sipas kryeministrit, do të jenë në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim.     

"Jemi të përgatitur për të injektuar në ekonomi 1 miliard euro në tre vitet e ardhshme. Një shumë e cila sipas projeksioneve tona, mund ta nxisë rritjen ekonomike mbi 6%. Investime në infrastrukturën rrugore, arsimore, shëndetësore, në bashkëpunim me sipërmarrjen. Dua t'i nxis të gjithë që të mendojnë dhe të projektojmë mundësinë për t'u përfshirë në këtë program masiv investimesh. Synimi ynë është të nxjerrim nga bankat sa më shumë likuiditet dhe t'i vendosim në dispozicion të ekonomisë", u shpreh Rama.