Kush ishte qyteti, shteti, personaliteti… më i përfolur ndër shqiptarë?

Aktuale December 29, 2016 - 20:26

Gjirafa.com ka nxjerr statistikat e vitit 2016, që ndërlidhen me kërkimet e shqiptarëve në internet.

Sipas hulumtimit, del se temat më të kërkuara kanë të bëjnë me politikën, ndërsa Demarkacioni me Malin e Zi ka dominuar në këtë aspekt.

Pas Demarkacionit, tek temat shqiptare ka dominuar Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, ndërkaq tek ato ndërkombëtare rëndësi ka pasur zgjedhja e presidentit të ri në SHBA, transmeton Telegrafi..

Sipas hulumtimit, personalitetet më të përfolura shqiptare kanë qenë: Edi Rama, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Ndërkaq, ato ndërkombëtare: Donald Trump. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Qyteti më i përmendur shqiptar ishte Tirana, i pasuar nga Prishtina. Ndërsa, si shtet ka dominuar Kosova, e pasuar nga Shqipëria.