Inspektorët e Ministrisë së Ambientit ndërpresin shkurtimin e murit

Aktuale December 29, 2016 - 20:59

Inspektorati i Ministrisë së Ambientit, i vuri sot një shirit murit në veri të urës së Ibrit, duke ndërprerë kështu punën që serbët kishin filluar për ta shkurtuar atë.

“Ne i ndërpremë punimet për shkak se ky mur do të rrënohet komplet, e nuk do të bëhet vetëm një shkurtim i tij”, deklaroi për Veriu.info, njëri nga inspektorët.

I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse serbët nuk i ndërpresin punimet, ai shtoi se s’ka se çfarë të ndodhë pasi ky mur do të largohet shumë shpejt.