Ministrja Hoxha: Desha të kontaktojë familjen Dehari, më refuzuan (Video)

Aktuale December 29, 2016 - 21:38

Sonte në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala, Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka folur për hetimin rreth vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari në paraburgim.

Ajo ka thënë se rasti Dehari, ka qenë një rast i ndjeshëm dhe si i tillë ka pasur gjithë fokusin dhe seriozitetin e trajtimit më shumë se çdo rast tjetër.

Ministrja në ka treguar se ka provuar të kontaktojë me familjen Dehari për t’iu shprehur ngushëllime, por ata kanë refuzuar një gjë të tillë 

Ministrja Hoxha ka treguar se u beson rezultateve të nxjerra nga hetimi i ekspertëve ligjorë mbi rastin Dehari, megjithatë ajo ka thënë se është e gatshme të nis një hetim të pavarur ndërkombëtar, në qoftë se këtë e kërkon familja Dehari. /Express/