Gjuriq: Do të vazhdojmë të luftojmë për atë që është e jona

Aktuale December 30, 2016 - 21:25

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë sonte se 2016 ishte një vit i luftës së madhe për interesat serbe në krahinën jugore, duke shtuar se lufta do të vazhdojë në vitin e ardhshëm me frymëzim dhe ndërgjegjësimin e vlerës së një qëllimi të përbashkët.

Në një intervistë për Tv Most, Gjuriq e ka përshkruar vitin 2017 si vit në të cilin ata më në fund do të fillojnë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ata kanë një zgjidhje të qartë. Ose do të respekojnë atë që është rënë dakord, përndryshe përfaqësuesit serbë me ndihmën e shtetit të Serbisë dhe me anë të juridikosiont do të përcaktohet  se cilat lloje të aktiviteteve dhe institucioneve që janë të nevojshme që ky komunitet të funksionojë “, shpjegon Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, në dekadat e siç e quan ai të regjimit komunist në Kosovë serbët ishin nën presion, dëbimit të detyruar, ndalimin e kthimit. Sipas tij pozita e serbëve sot është më e keqe se kurrë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Gjuriq tha se politikanët në Prishtinë nuk i pyesin përfaqësuesit e zgjedhur serbë në Kosovë për të vendosur “mbi statusin e krahinës jugore serbe”, pasi kjo thotë ai, nuk është puna e tyre.

Duke komentuar mbi shkarkimin e ministrit Ljubomir Maric, Gjuriq ka thënë se Beogradi, mbi të gjitha, kryeministri i Serbisë, ka dërguar një mesazh të rëndësishëm dhe serioz se nuk do të lejojnë përpjekje e për të tregtuar votat me përfaqësuesit serbë në Kosovë.