Kështu u mobilizua Qeveria e Kosovës për trenin

Aktuale January 14, 2017 - 20:30

Treni që është nisur këtë të shtunë nga Beogradi është ndalur në Rashkë dhe nuk është lejuar që të hyjë në territorin e Kosovës, transmeton Zeri. 

Në disa fotografi që e ka postuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", shefi i kabinetit të kryeministrit, Sokol Havolli, shihen kryeministri Isa Mustafa, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ai i MPJ-së, Enver Hoxhaj, ministri Zharku, Shala e anëtarë të tjerë të kabinetit të kryeministrit Mustafa, raporton "Zeri.info".

Havolli ka shkruar se mençuria e bën fuqinë.

Image