Abdixhiku: Sot krenar me djemtë e ROSU-t

Aktuale January 14, 2017 - 20:58
Analisti Lumir Abdixhiku duke e komentuar kthimin e trenit serb në Beograd, vlerëson se Serbia ndalet veç me reagim si ky.

Serbia siç thotë ai, gjuhë tjetër s’di. “Sot u ndjeva krenar për reagimin shoqëror, për djemtë e ROSU-së, e për vendimin e ndalimit të trenit provokues. Por me kaq, agresioni serb s’përfundon; agresioni i tyre veç sa ka rinisë” shkruan ai.

Abdixhiku thekson se prandaj na duhet unitet. “Veç bashkë, assesi ndryshe, mund të ndalim secilën përpjekje të Serbisë në Kosovë. Na duhen vendime të tjera, politike, ekonomike, të sigurisë – na duhen të gjithë mendtë, e gjithë forca, gjithçka që kemi – që tregojmë se këtu, megjithatë, ka shtet”, përfundon ai.