Serbët nesër në protestë

Aktuale January 14, 2017 - 23:49

Serbët do të mblidhen nesër nga ora 12:00, tek monumenti i Llazarit në veri të Mitrovicës, për të protestuar kundër “përpjekjes për të shtypjen dhe frikësimin e serbëve”.

Kjo protestë është thirre pasi është ndalur nga autoritetet e Kosovës, hyrja në Kosovë e trenit ilegal që ishte nisur nga Beogradi,  transmeton Telegrafi.

Treni në orën 20:45 është kthyer për në Beograd. Ndërkaq, pak më parë janë kthyer edhe forcat special ROSU.