Thaçi: Futja e trenit në Kosovë kishte synime aneksuese

Aktuale January 16, 2017 - 22:16

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se treni propagandues i nisur nga Beogradi drejt Kosovës, ishte pretendim për fyerje të qytetarëve të Kosovës, cënim të institucioneve dhe synime aneksuese ndaj Kosovës.

 “Ky vendim është marrë në kohën e duhur nga institucionet e Kosovës. Për fat të keq, Serbia ende e konsideron Kosovën si pjesë të saj. Serbia ka humbur shumë  beteja me Kosovëm, në vitet 98- 99, betejën për Kosovën e pavarur”, ka thënë ai.

I pari i vendit në një intervistë dhënë për RTK-në, tha se Serbia tani synon që të ndaj Kosovën dhe ta bashkëngjitë  veriun e Kosovës me Serbin.

“Kjo është një pretekst për qytetarët e Kosovës, që jetojnë në veri. Unë jam i sigurtë se ata jetojnë të lirë, i kanë të gjitha të drejtat’, ka thënë ai.

Sipas tij Serbia, po tenton të bëjë politika dhe skenare sikurse në Kroaci dhe Bosnjë.

“Këto skenare të Serbisë janë të njohura për Bashkimin Evropian”, ka thënë Thaqi.

Sipas tij, veprimi i Kosovës, është në përputhje me kushtetutën e Kosovës, ndërsa sipas tij mos verpimi do të ishte shkelje e kushtetutës.

“Veprimi ka qenë i koordinuar, në bazë të hierarkisë, Ka pasur  diksutime nga të gjithë, nga bartësit e insitucioneve të Kosovës. Pra, ka pasur harmoni nga të gjithë, pra në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Kosovës:’, ka thënë ai.

 Sipas tij, duhet që të ruhet Kosova, duhet që të duhet Kosova.

“ Ne do të punojmë për Kosovën, që ta zhvillojmë. Ne i bëjm ftesë Bashkësisë Ndërkombëtare që të shoh se si Beogardi po e rritë armiqësinë në rajon”, ka thënë ai.

Thaçi tha se Kosova është e hapur, shtet multietnik.

“Ne duhet që të punojmë me autorietet ndërkombëtare. Kosova ka prezencë ndërkombëtare këtu.  NATO-n, BE-në. Kosova është një projekt vendorë ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, kërcënimi nga Beogradi duhet që të rrisë vëmendjen ndërkombëtare", ka thënë ai.

Sipas tij, këto kërcënime nuk dallon nga ato që i ka bërë Millosheviqi.

 ‘Ky lidership i takon periudhës së Millosheviqit, apo ka qenë pjesëmarrës në vendimet për luftërat në Ballkan. Serbia mund të krijojë probleme në rajon, por, në fund do të mbesë e izoluar”, ka thënë Thaqi.