Mogherini: I kam ftuar Mustafën dhe Vuçiqin në Bruksel

Aktuale January 20, 2017 - 20:43

Përfaqësuesja e lartë BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini thotë se ishte ajo që i ftoi në raundin tjetër të dialogut kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiqin në Bruksel.

Mogherini tha se ky takim është esenciale  në ditët e tensioneve në rritje.

Ajo thekson se është në interes të qytetarëve të Serbisë dhe të Kosovës sikurse edhe gjithë rajonit, transmeton lajmi.net.

Kjo është sipas saj ajo çfarë foli me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq. “Unë sapo u ktheva nga forumi botëror ekonomik në Davos,  e cila ishte një mundësi për takime bilaterale me liderë të organizatave botërore dhe vendore. Ky forum i këtij viti ishte shumë i frytshëm në prag të inaugurimit të presidentit të SHBA-së pas BREXIT-it”, tha shefja e diplomacisë së BE-së.

Përveç kësaj, ajo tha se forumi ishte një mundësi për bisedime mbi BE-në për të demonstruar fuqinë e saj ekonomike – “i dyti më i madh në botë pas Kinës”.