Nesër në Prishtinë protestohet për Haradinajn

Aktuale January 20, 2017 - 23:31

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës kanë paralajmëruar një protestë për nesër në mbështetje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë pas ndalimit nga Policia në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të Serbisë.
Siç është bërë e ditur, nga të gjitha komunat e Kosovës autobusët do të nisen në ora 11:00 drejt kryeqytetit në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku do të mbahet protesta në ora 13:00/

Transporti është siguruar për të gjithë ata që kanë vullnetin t’i bashkangjiten kësaj proteste, kanë thënë drejtues të këtyre organizatave sot në një konferencë.

Oranizatorët kanë thënë se nesër presin që të bashkangjiten të gjithë luftëtarët e bashkëluftëtarët e tyre dhe partitë politike.

Qëllimi i protestës është mbështetja e Haradinajt dhe mbrojtja e vlerave të luftës