Banorët e Ferizajt rrezikohen nga akulli [Foto]

Aktuale January 21, 2017 - 17:41

Pas të reshurave të shumta të borës, banorët e qytetit të Ferizajt tashmë po ballafaqohen edhe me problemin e akullit, jo vetëm me atë të borës.

Qytetarët e këtij qyteti tregojnë për Zëri.info se nëpër shumicën e objekteve me lartësi disa metërshe, janë varur copëza akulli të mëdha, të cilat i rrezikojnë kalimtarët.

Një banor i Ferizajt ka treguar se vetëm një objekt aty, ka qenë i rrethuar me shirit mbrojtës, për ta pamundësuar qarkullimin at afër. Ndërsa, të tjerat siç ka treguar ai, janë tërësisht të ekspozuara, të cilat i rrezikojnë haptas qytetarët e kësaj pjese, pasi që në çdo moment këto copa akulli mund të shkëputen dhe t'i lëndojnë kalimtarët.

"Ka shumë të tilla, por nuk arrita t'i fotografoj të gjitha. Ky akull i rrezikon qytetarët", ka thënë ai.

Për më shumë, mund t'i shihni fotografitë e mëposhtme.ImageImageImageImageImage