Marsh protestues i grave kundër Trump dhe gjuhës seksiste (VIDEO)

Aktuale January 21, 2017 - 20:59

 

“Stop gjuhës seksiste”, “Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut”, “Ngrit zërin kundër dhunës”.

Këto janë disa prej sloganeve protestuese me të cilat gratë në Prishtinë i janë bashkuar marshit mbarëbotëror që doli si kundërshtim për gjuhën seksiste ndaj grave, të përdorur nga Donald Trump në garën elektorale për president të SHBA-ve.

Me një gjuhë të tillë të politikanëve jo rrallëherë janë përballur edhe gratë në Kosovë.

E për të dënuar këtë, të shtunën Rrjeti i Grupit të Grave mbajti marsh protestues.

Që gratë në karrierë denigrohen vetëm pse janë gra, e tha edhe kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

”Gratë Marshojnë” u mbajt edhe në mbi 80 qytete të botës, ndërsa u krijua si nevojë për të adresuar ofendimet dhe kërcënimet që u bënë gjatë fushatës elektorale në SHBA ndaj grave, imigrantëve, myslimanëve, njerëzve me ngjyrë, komunitetit LGBT e kategorive të tjera.