Konjufca: Nuk bëhen marrëveshjet si ajo e 'Zajednicës' pa i pyetur institucionet tua

Aktuale January 25, 2017 - 21:39

Shefi i grupit parlamentar  të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se marrëveshjet e Brukselit mes palës kosovare dhe asaj serbe nuk bëhen, ashtu si është bërë ajo e “Zajednicës”.

“Para se të bëhen marrëveshje, pyeten institucionet e tua, në kuptimin cilat do të ishin vijat e kuqe. A ka qenë qëllimi që të arrihen marrëveshje apo ka qenë qëllimi që të dyshtohen marrëveshjet?”.

Konjufca si i ftuar në Zona B të Klan Kosovës ka thënë se para se të bëhen marrëveshje të tilla, duhet të merret mendimi i ekspertëve të ndryshëm.

“Nëse duam të arrijmë marrëveshje, ka një korpus të ekspertëve të cilët e njohin shumë mirë rregullimin e brendshëm dhe ata i qesin kornizat se cilat pika nuk bën të shkelen, në  çfarëdo lloj dialogimi”.

“Këta kanë hyrë dhe kanë bërë marrëveshje politike në të cilat nuk kanë marrë pjesë ekspertë, por politikanë. Edhe kjo e kthen marrëveshjen mbrapsht”.