Ahmeti: Kërcënimet e dhuna nuk na ndalin

Aktuale March 23, 2017 - 18:43

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se kërcënimet dhe dhuna nuk i ndalin Lëvizjen Vetëvendosje.

“Krejt ata që e kundërshtojnë Lëvizjen dhe nuk pajtohen me qëndrimet tona besoj që së paku e kanë të qartë një gjë, me kërcënime e dhunë nuk na e ndërrojnë mendjen e as që na ndalin”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.

“Vetëm se na e forcojnë bindjen për rrugën përpara”.