Koci-Lladrovcit: A e ke gjetur një vend të punës për çikën e Ademit (Video)

Aktuale March 23, 2017 - 21:52

Gani Koci, zëvendësministri i zhvillimit ekonomik pas një takimi që ka pasur sot me Ramiz Lladrovcin, kryetarin e Drenasit ka kërkuar një favor nga ai, njofton Klan Kosova.

Koci e ka pyetur Lladrovcin se “a e ke gjetur një vend të punës për çikën e Ademit”.

Ai është përgjigjur duke i thënë se “të kryer e ki, kam dashtë ta bëj edhe drejtoresh, por nuk munda”.