Borovci sqaron se si bisedoi me Ibrahim Rugovën e vdekur

Aktuale March 23, 2017 - 23:13

Kryetari i Degës së tretë të LDK-së, në Prishtinë, Hazir Borovci ka reaguar pas një fjalimi që kishte bërë të cilin e kishte titulluar, “Bisedë me Presidentin Rugova”.

“Për (b)analizuesit e fjalimit tim metaforik “Bisedë me Presidentin Rugova”, një përkufizim i këtij nocioni: “Metafora është një figurë e fjalimit e cila përshkruan një objekt ose veprim në një mënyrë e cila nuk është fjalë për fjalë e vërtetë, por ndihmon për të shpjeguar diçka ose për të bërë një krahasim”, ka shkruar Borovci në llogarinë e tij në Facebook.

“Përkundër mesazhit metaforik, përmbajtja e porosisë së fjalimit tim gjendet edhe tek fjalimet të cilat, sa ishte gjallë, i mbante Presidenti Historik Ibrahim Rugova”, ka thënë ai më tej.

Ky është postimi i plotë i Borovcit:

“Për (b)analizuesit e fjalimit tim metaforik “Bisedë me Presidentin Rugova”, një përkufizim i këtij nocioni: “Metafora është një figurë e fjalimit e cila përshkruan një objekt ose veprim në një mënyrë e cila nuk është fjalë për fjalë e vërtetë, por ndihmon për të shpjeguar diçka ose për të bërë një krahasim”.

Përkundër mesazhit metaforik, përmbajtja e porosisë së fjalimit tim gjendet edhe tek fjalimet të cilat, sa ishte gjallë, i mbante Presidenti Historik Ibrahim Rugova. Vizioni i tij për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe sot, është dhe duhet të jetë një filozofi politike determinuese.

LDK ka për agjendë zhvillimin dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetit dhe nuk merret me individë tek e tuk, të cilët fshehen prapa agjendave meskine. Fuqizimi dhe masovizimi i Degës së III-të të LDK-së, duket se po i pengon dikujt”.