Mungesa e tualeteve publike shqetësim për personat me nevoja të veçanta

Aktuale March 25, 2017 - 21:18

Personat me nevoja të veçanta, përkatësisht ata të cilët përdorin karroca nuk mund t’i përdorin edhe ato pak tualete publike që janë në Prishtinë.
Si të gjithë qytetarët tjerë, edhe personat me aftësi të kufizuara kanë nevojë për tualete, ndërsa qytetarët pa kufizime mund të përdorin çdo tualet në lokale të ndryshme nëpër qytet, mirëpo qytetarët me aftësi të kufizuar nuk mund ti përdorin ato për shkak të infrastrukturës fizike e cila është e pa qasshme.

Faruk Kukaj thotë se ai ballafaqohet me pengesa dhe vështirësi të shumta si pasojë e mungesës së tualeteve publike për persona me aftësi të kufizuara në kryeqytet.

Kukaj thotë se është befasuar kur ka pa se në objektin e qeverisë së Kosovës tualeti për persona me aftësi të kufizuara është shndërruar në depo.

Sipas tij qeveria e Kosovës edhe ato pak mundësi që ata kanë po u a merr.