Ahmeti : Kam ardhur me veturën time e në deti/ujëra nuk kam shëtitur fare

Aktuale March 26, 2017 - 12:14

I pari i Prishtinës ka hedhur poshtë pretendimet se ai është shëtitur me një jaht luksoz nëpër Mal të Zi. Sipas kryetarit Ahmeti, ai as që ka hyrë në ujë, madje siç ka shkruar ai në një status në Facebook për pushim ka shkuar me veturën e tij.

Ndryshe, Ahmeti ka theksuar se e tërë këtë shpifje, siç i cilëson kryetari, kanë ardhur nga kundërshtarët e tij politik.

Ja postimi i tij i plotë !

Te fala nga une dhe familja ime ne pak vikende qe kemi bashke. E kuptoj qe jam person publik dhe cdo minute e jetes sime eshte publike dhe e kuptoj qe jam ne percjellje te kundershtareve cdo moment prandaj nuk kane nevoje msheftas me fotografu e me bo storie te paqena. Edhe keto dy-tre dite edhe ne Mal te Zi kam takuar dhjetera kosovarë që më kanë parë, me kanë përshendetur dhe jemi fotografuar bashkë.

P.s. Kam ardh me veturen time, e ne deti/ujera nuk kam shetitur fare, e sonte kthehna. Shpifjet nuk na ndalin, por per bashkeqytetaret e mi gjithmone kerkoni shpjegime nga une se nuk ka te keqe.