Prindërit e Arjan Babajt të bindur në pafajësinë e djalit (VIDEO)

Aktuale March 30, 2017 - 20:39

 

Bedri Babaj, nga Llausha e Skenderaj, babai i Arjan Babaj, njërit nga katër personat e arrestuar në Itali nën dyshimet se kanë planifikuar sulm terrorist, ka thënë se djali i tij është i pafajshëm dhe se akuzat kundër tij e shokëve të janë të pabaza, njofton Klan Kosova.

Bedriu nuk bindet në asnjë mënyrë se i biri tij mund ta lëndojë dikë.

Në familje tregojnë se Arjani ishte rreth 18 vjeçar kur shkoi në Itali, e nga ajo kohë ai ka punuar në një restorant.

Babai tregon se djali i tij është praktikues i fesë islame, ashtu si e gjithë familja që aktualisht jetojnë në Llaushë.

Ndërsa, dyshimet e nxjerra nga policia italiane se Arjani bashkë me 3 persona të tjerë ka organizuar një sulm me bombë në urën Rialto, i quan montime.

Përveç, Arjan Babajt e Dakë Hazirajt, Drejtoria Rajonale e Anti-Mafias dhe Antiterorrizmit ka arrestuar edhe Fisnik Bekajn 24 vjeç nga komuna e Istogut dhe një të katërt emri i të cilit nuk u bë publik për shkak se është i mitur.