7 persona të ndaluar për sulmet në Kuvend

Aktuale April 30, 2017 - 22:08

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë ka reaguar edhe një herë në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë ku u lënduan deputetë dhe gazetarë nga protestues të dhunshëm të cilët demoluan shtëpinë ligjvënëse, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Sipas nenit 384 të Kodit Penal, pas hetimeve me akuzë janë përballur 15 persona prej të cilëve shtatë janë të arrestuar dhe ndaj tyre do të merren masat e duhura.

Për këta 15 persona është lëshuar urdhër-arrest.

Nga PTHP njoftojnë se janë duke punuar në zbardhjen e plotë të rastit.