Tërhiqet nga gara për deputet, Avni Arifi i AAK-së

Aktuale May 18, 2017 - 19:11

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ky vendim për tërheqje nga gara, sipas tij, ka ardhur pas disa konsultimeve me liderin e partisë, Ramush Haradinaj.

“Ndonëse e kam shpallur kandidaturën për deputet, sot, në konsultim me kryetarin Haradinaj dhe kolegët tjerë nga partia, vendosëm që të tërhiqem nga gara dhe të marrë përgjegjësi tjera. Falënderoj të gjithë ata që veç ma kishin premtuar përkrahjen dhe njëkohësisht ju ftoj të gjithëve që të përkrahni kandidatët e AAK për deputet të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Arifi në profilin e tij në Facebook.